Bota

Princi Harry dhe Meghan Markle konsultohen me guru indian për të menaxhuar krizën e "Buckingham"

Chopra, i cila praktikon mjekësinë alternative dhe ka 2.8 milionë ndjekës në Instagram, i tha gazetarit Richard Eden se Harry dhe Meghan po luftojnë për të menaxhuar krizën që ka shpërthyer me Pallatin Mbretëror.

13 Prill 2023, 20:32 Nga A.B
Princi Harry dhe Meghan Markle konsultohen me guru indian për të
Princ Harry dhe Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Këshillat e “gurusë shpirtërore” ndiqen nga Duka i Sussex-it, Harry dhe gruaja e tij Meghan. “Daily Mail” raporton se 76-vjeçari indiano-amerikan Deepak Chopra, i cili u shfaq në podkastin e parë të çiftit për Spotify, pranon se situata midis "personave të pallateve britanike" dhe Buckingham mbetet e tensionuar.

Chopra, i cila praktikon mjekësinë alternative dhe ka 2.8 milionë ndjekës në Instagram, i tha gazetarit Richard Eden se Harry dhe Meghan po luftojnë për të menaxhuar krizën që ka shpërthyer me Pallatin Mbretëror.

Vetë ai i ka kërkuar që të mos i shtojnë “drama” marrëdhënieve tashmë të acaruara me anëtarët e familjes mbretërore britanike. Këshilla që ai u dha atyre ishte "të qëndronin të heshtur pas shkëputjes së tyre me Buckingham sepse çdo reagim i kundërt do t'i përkeqësonte gjërat".

"Ka shumë dramë rreth tyre dhe kjo është arsyeja pse secili duhet të merret me çështjet e veta," thotë Chopra, duke përshkruar gjendjen mendore të Meghan dhe Harry. Raporti britanik vjen ndërsa Duka i Sussex përgatitet të lërë Meghan dhe dy fëmijët e tyre në Kaliforni dhe të udhëtojë në Britani për kurorëzimin e babait të tij, mbretit Charles, më 6 maj.

Duke folur në një ngjarje në Londrën qendrore, 'guru shpirtëror' i Meghan tha: 'Më pëlqeu podcast-i dhe kontakti që pata me çiftin Sussex... Ata të dy janë duke luftuar për momentin. Por shpresoj që të gjithë këtë ta kapërcejnë me zemër të lehtë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Deepak Chopra (@deepakchopra)

Heshtja është e artë

Indiano-amerikani që ka shkruar më shumë se 90 libra, shumica e të cilëve janë bërë bestseller, i këshillon ata të shmangin të folurit publikisht për mosmarrëveshjen e tyre me familjen mbretërore, në mënyrë që të mos përkeqësohen gjërat, komenton gazeta "Daily Mail".

Këshilla ime është ta injoroni, sepse nëse reagoni, thjesht do ta përkeqësoni atë. Por nëse nuk i kushtoni vëmendje, atëherë të tjerët nuk mund të thonë asgjë dhe nuk do t'ju shqetësojnë."shton ai.

Përveç Meganit, mbështetës të flaktë të Chopras janë edhe shumë personazhe të famshëm, si “gjyshja” e televizionit amerikan, Oprah Winfrey dhe aktorja, Gwyneth Paltrow .

Kush është Deepak Chopra

Deepak Chopra ka lindur në vitin 1947 në Nju Delhi, Indi. Djali i një kardiologu të shquar, Krishnan Chopra, ai fillimisht vendosi të shkonte kundër karrierës së babait të tij dhe të bëhej gazetar. Më në fund ai u dashurua me Mjekësinë dhe u regjistrua në Institutin Indian të Shkencave Mjekësore. Pavarësisht karrierës së tij në rritje, ai u zhgënjye me mjekësinë klasike. Kështu ai vendosi të ndiqte rrugën e mjekësisë alternative duke fituar shumë fansa./Dosja.al

meghan markle princ harry deepak chopra

Sondazh

Poll