Bota

Përmbyset autobusi me turistë në Korenë e Jugut, 1 viktimë, 34 të plagosur

24 të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë në vend, ndërsa 11 janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Një grua izraelite, rreth 60 vjeç, humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë.

13 Prill 2023, 19:21 Nga a.l
Përmbyset autobusi me turistë në Korenë e Jugut, 1
Aksident në Korenë e Jugut

KOREJA E JUGUT- Një aksident i rëndëështë shënuar ditën e sotme në Korenë e Jugut. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00 (me orën lokale) në një rrugë fshati në periferi të qytetit Chongqing. Një autobus me tursitë është kthyer përmbys, duke shkaktuar një viktimë dhe 34 të plagosur. 

Sipas një dëshmitari, autobusi ishte ndalur në një rrugë të përpjetë kur filloi të rrotullohej mbrapa dhe u përmbys pas disa metrash. 24 të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë në vend, ndërsa 11 janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Një grua izraelite, rreth 60 vjeç, humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur gjallë.

Me përjashtim të shoferit dhe një ciceroni, pasagjerët ishin izraelitë (11 burra dhe 22 gra). Ata kishin mbërritur në Korenë e Jugut më 6 prill dhe do të niseshin më 17 të muajit.

aksident ne korene e jugut

Sondazh

Poll