Bota

Zbulohet kush i nxorri dokumentet e inteligjencës amerikane

New York Times zbuloi se ai është një 21-vjeçar, pjesë e inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.

13 Prill 2023, 19:17 Nga k.m.
Zbulohet kush i nxorri dokumentet e inteligjencës amerikane
Foto ilustruese

SHBA- I dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve shumë të ndjeshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira. Lajmin e konfirmuan 3 zyrtarët amerikanë për CBS News. New York Times zbuloi se ai është një 21-vjeçar, pjesë e inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts.

Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord - një platformë e mediave sociale. Në fillim "rrjedhjet" u mbajtën brenda dhomës së vogël të bisedës, por në fillim të marsit anëtarët filluan t'i postonin në serverë të tjerë Discord, duke përfshirë ata të dedikuar për lojën Minecraft dhe nga një YouTuber filipinas./BBC

jack teixeira pentagon

Sondazh

Poll