Bota

Abazoviç mbërrin në Prishtinë: Gëzohem shumë! Kënaqësi e madhe

Kjo vizitë zyrtare e Abazoviç vjen me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini. 

13 Prill 2023, 20:06 Nga a.l
Abazoviç mbërrin në Prishtinë: Gëzohem shumë!
Dritan Abazoviç

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Prishtinë. Kjo vizitë zyrtare e Abazoviç vjen me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini. 

Gazetari Venhar Isufi ka publikuar një video të Abazoviçit nga momentet e tij të para në Prishtinë. Ai është pyetur se si po ndjehet në Kosovë.

Gëzohem shumë. Kënaqësi e madhe. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë Abazoviç në ambientet e njërit prej hoteleve në kryeqytet. 

Gjatë qëndrimit në shtetin e Kosovës, kryeministri Abazoviç do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me zyrtarë të tjerë shtetëror. 

Sipas njoftimit në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Abazoviç dhe Kurti do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashikohet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Kryeministri i Malit të Zi, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës. 

dritan abazovic

Sondazh

Poll