Bota

Çështja për pilulën e abortit përfundon në Gjykatën e Lartë në SHBA

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden njoftoi sot se do të apelojë në Gjykatën e Lartë, me Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, i cili u shpreh se do të mbrojë gjykimin shkencor të Administratës Federale të Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila e ka miratuar pilulën.

13 Prill 2023, 19:38 Nga k.m.
Çështja për pilulën e abortit përfundon në
Foto ilustruese

SHBA- Qasja e grave në abortin mjekësor është në dyshim në SHBA, pasi një gjykatës ultra-konservator nga Amarillo, Teksas, vendosi të pezullojë në nivel federal licencën e dhënë për pilulën e abortit. Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden njoftoi sot se do të apelojë në Gjykatën e Lartë, me Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, i cili u shpreh se do të mbrojë gjykimin shkencor të Administratës Federale të Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila e ka miratuar pilulën.

Gjithçka nisi kur gjyqtari vendosi të pezullonte licencën e pilulës. Menjëherë pas kësaj, gjykata federale e Apelit me tre gjyqtarë në Neë Orleans pezulloi zbatimin e këtij vendimi, por mbajti disa nga kufizimet: gratë që dëshirojnë të përdorin këtë pilulë duhet të vizitojnë mjekun e tyre tre herë dhe nuk duhet të kenë kaluar javën e 7-të të shtatzënisë.

Gjykatësi i Teksasit, Matthew Kasmeric, i emëruar në këtë post nga ish-presidenti Donald Trump, vendosi se mifepristoni përbën një rrezik për shëndetin e grave dhe i dha qeverisë një javë për të apeluar vendimin e tij. Qeveria federale apeloi në Gjykatën e Apelit të Nju Orleansit për të rrëzuar vendimin "të paprecedentë" të Kasmerik, duke vënë në dukje se më shumë se 5 milionë gra kanë përdorur mifepristone që kur droga u miratua nga FDA në vitin 2000. 

Tani, Gjykata e Lartë, e cila ka një shumicë gjyqtarësh konservatorë, do të vendosë për këtë çështje. Qershorin e kaluar, e njëjta gjykatë hoqi të drejtën kushtetuese për abortin, gjë që çoi në ndalimin e procedurës në rreth 15 shtete.

shba pilula e abortit

Sondazh

Poll