Bota

Zhduket ylli i "Nickelodeon", Policia mendon se Drake Bell është në rrezik

Aktori u pa për herë të fundit duke drejtuar një BMW ngjyrë gri 2022 të mërkurën rreth orës 9 të mëngjesit pranë shkollës së mesme Mainland në Florida.

13 Prill 2023, 19:29 Nga k.m.
Zhduket ylli i "Nickelodeon", Policia mendon se Drake Bell
Drake Bell

SHBA- Drake Bell, një nga yjet e serialit hit të viteve 2000 të Nickelodeon, Drake & Josh, është zhdukur. Policia beson se ai mund të jetë në rrezik. Aktori u pa për herë të fundit duke drejtuar një BMW ngjyrë gri 2022 të mërkurën rreth orës 9 të mëngjesit pranë shkollës së mesme Mainland në Florida.

Ylli 36-vjeçar i “Drake & Josh” ka qenë në qendër të disa akuzave për abuzim, duke përfshirë një grua që kishte qenë në një lidhje me Bell.

Në vitin 2021, ai u deklarua fajtor për dërgimin e mesazheve seksuale për një vajzë 15-vjeçare dhe u dënua me kusht. Ai gjithashtu bëri kërkesë për falimentim në vitin 2014 dhe u arrestua për drejtimin e automjetit nën ndikim të alkoolit në 2015.

Megjithatë pas denoncimit për zhdukje, Policia e kërkon dhe ka shpërndarë mesazhin: Kushdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen aktuale të Bell-it, nxitet të kontaktojë policinë e Daytona Beach në (386) 671-5207.

drake bell

Sondazh

Poll