Aktualitet

Ishte në kërkim nga policia prej 1 viti, pasi u vetëdorëzua, lihet i lirë inspektori në Sarandë

Jano u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” ku tre funksionarë të Bashkisë dhe një biznesmen dyshohen për ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh në hyrje të Sarandës.

13 Prill 2023, 20:28 Nga A.B
Ishte në kërkim nga policia prej 1 viti, pasi u vetëdorëzua,
Policia

SARANDË- Gjykata e Sarandës me kërkesë te Prokurorit, ka lënë të lirë ish-Inspektorin e IVMT Sarandë, Nertion Jano. 37-vjeçari u vetëdorezua para 2 ditësh, pasi ishte në kërkim prej 24 shkurtit të një viti më parë duke qenë se ndaj tij ishte caktuar masë sigurimi në mungesë “Arrest ne Burg” për “shpërdorim detyre”.

Jano u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” ku tre funksionarë të Bashkisë dhe një biznesmen dyshohen për ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh në hyrje të Sarandës. Ish-kryeinspektorja qëndroi rreth 6 muaj në qeli, ndërsa janë në kërkim një Inspektor dhe biznesmeni ndërtues./Dosja.al

neriton jano sarande

Sondazh

Poll