Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari, 26-vjeçari futbollist i ligës amatore (EMRI)

Muça po udhëtonte me një furgon të kompanisë ku punonte por për shkaqe që po hetohen ende, ai përfundoi duke u përplasur nga një kamion.

13 Prill 2023, 19:12 Nga A.B
Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari, 26-vjeçari
Detar ‘Tali’ Muça

ITALI- Detar ‘Tali’ Muça, 26-vjeçari shqiptar, ka ndërruar jetë. Futbollisti i ligës amatore italiane, banues në Tortona, u përfshi në një aksident të rëndë në rrugën 'A21', duke u përplasur me një kamion. Ai po udhëtonte me një furgon të kompanisë ku punonte por për shkaqe që po hetohen ende, ai përfundoi duke u përplasur nga një kamion.

Muça u shtrua me kodin e kuq me helikopter në spitalin ‘Maggiore’ në Parma ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites së sotme, për shkak të plagëve të rënda të marra, raporton media e huaj.

Muça kishte luajtur në skuadrat e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në Audax Orione San Bernardino dhe së fundmi në Sale me të cilin vitin e kaluar kishte fituar play-off-in./Dosja.al

detar ‘tali’ muça

Sondazh

Poll