13 Prill 2023, 18:31
Nga k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me aksionin e zhvilluar nga forcat RENEA në një nga bizneset e Suel Çelës, në tregun AgroUshqimor të qytetit. Në një intervistë të dhënë për "Euronews", Artan Hoxha tha se rojet e Çelës nuk kanë dashur që të lënë pa një urdhërkontrolli forcat RENEA brenda tregut, gjë që ka shkaktuar një përplasje fizike mes tyre. Ngjarje kjo që nuk është raportuar nga Policia e Shtetit. Pasi kanë hyrë në treg, Hoxha tregoi se është kërkuar me pajisje speciale një tunel nga ku mund të ishte larguar Suel Çela. E gjitha sipas tij, ka prapaskena të politikës.
"Ka pasur një debat të fortë me personat që merreshin me sigurinë. Ka pasur edhe një konfrontim fizik. Sepse që të hysh në treg, kanë kërkuar një dokument nga Gjykata dhe Prokuroria, ndaj është hyrë me forcë. Për 6 orë, RENEA ka qenë e instaluar aty, është menduar se mund të ketë ndonjë tunel, ndonjë zgavër të fshehur diku, është kërkuar edhe me pajisje speciale për t'u bindur që Suel Çela nuk ishte aty. Nuk u gjet edhe njëherë Suel Çela. Por ka një domethënie tjetër. Opozita nuk e përmend më Suel Çelës. Përkundrazi nga maxhoranca aludohet se Çela po mbështet opozitën. Ky veprim duket sikur i çon një mesazh që vërtetë je në kërkim, por nuk je arrestuar dhe nëse na vihesh kundër...Kjo që iu bë këtë synonte. Fakti që nuk e përmendin më, do të thotë që Çela nuk është më mbështetës i maxhorancës. Maxhoranca kërkon që ai mos të mbështesë as opozitën,"-tha ndër të tjera, Artan Hoxha.
FJALA E PLOTË e Artan Hoxhës:
Nga operacioni "Plumbi i artë" që nisi një vit më parë në krye të listës u vendosën dy emra, Ervis Martinaj dhe Suel Çela. Po goditej një personazh i të djathtës dhe një tjetër që kishte ndihmuar në zgjedhje të majtën. Që nga ajo kohë ai është në kërkim. E kemi një ide se çfarë ka ndodhur me pjesën e Veriut, me rastin e Martinajt. Nga ai moment në krye të personave të kërkuar ka mbetur Suel Çela. është zhviluar edhe një proces gjyqësor ku mbrojtja ka kërkuar të njihet me provat por Gjykata i ka cilësuar si sekret hetimor. Suel Çela u shpall në kërkim si pjesë e deklarimeve të Dumanit. U shpallë në kërkim. U zhvilluan deri më tani 9 kontrolle për arrestimin e tij. Akuzohet për një atentat të dështuar tek diga e liqenit, Lulzim Masha. Policia ka pasur informacione se mund të gjendej aty. Ka pasur një debat të fortë me personat që merreshin me sigurinë. Ka pasur edhe një konfrontim fizik. Sepse që të hysh në treg, kanë kërkuar një dokument nga Gjykata dhe Prokuroria, ndaj është hyrë me forcë. Për 6 orë, RENEA ka qenë e instaluar aty, është menduar se mund të ketë ndonjë tunel, ndonjë zgavër të fshehur diku, është kërkuar edhe me pajisje speciale për t'u bindur që Suel Çela nuk ishte aty. Nuk u gjet edhe njëherë Suel Çela. Por ka një domethënie tjetër. Opozita nuk e përmend më Suel Çelës. Përkundrazi nga maxhoranca aludohet se Çela po mbështet opozitën. Ky veprim duket sikur i çon një mesazh që vërtetë je në kërkim, por nuk je arrestuar dhe nëse na vihesh kundër...Kjo që iu bë këtë synonte. Fakti që nuk e përmendin më, do të thotë që Çela nuk është më mbështetës i maxhorancës. Maxhoranca kërkon që ai mos të mbështesë as opozitën. Nëse do kisha mundësinë do e pyesja; ore me kë je ti? Sepse të gjithë akuzojnë njëri-tjetrin me kë është Suel Çela? Përballja në Elbasan dhe Durrës është më seriozia. Së fundmi u lëviz drejtuesi i Policisë. Sapo vjen drejtuesi i ri bëhet operacioni ndaj Suel Çelës. Elbasani është qyteti që ka numrin më të madh të të penduarve. Sot, është një zonë shumë herë më e qetë dhe nën kontroll.
artan hoxha suel cela
Aktualitet
13 Prill 2023, 18:24
A.B
Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe nëna e tij, Evanthia Thodhori e njohur si Ballkua
SARANDË- Evanthia Thodhori apo Bal...
Aktualitet
13 Prill 2023, 18:03
A.B
Autobusi
TIRANË- Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme. 'JOQ' ka publiku...
Aktualitet
13 Prill 2023, 17:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ramazan Keskin është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pastrim parash. Por më...
Aktualitet
13 Prill 2023, 16:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës. Ngjarja e r&e...
Aktualitet
13 Prill 2023, 14:55
I.A
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Erald Myftaraj
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka ka zhvilluar seancën e sotme për vendosjen e masës s&eu...
Aktualitet
13 Prill 2023, 15:09
A.B
Foto ilustruese
DIBËR- Grabitet banesa e familjes Manuka në Dibër. Hava Manuka ka rrëfyer për 'News24' të gjithë momenti...
Aktualitet
13 Prill 2023, 15:02
A.B
Nena e viktimes
KORÇË-Nëna e vajzës së dyshuar të përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehova, në Vishkuq të K...
Aktualitet
13 Prill 2023, 14:00
A.B
Ervehe Rrapo
KORÇË- Nëna e Ervis Rrapos, Ervehe ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj djalit të saj për përdhunim...
Aktualitet
13 Prill 2023, 13:35
A.B
Arrestim
KRUJË- Arrestohet Taulant Baroka, 29-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. I riu ish...
Aktualitet
13 Prill 2023, 13:33
F.M
Emiliano Nina dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Emiliano Nina, kushëriri i të shmëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj...