Aktualitet

VIDEO- Tritoli ndaj Ndrecës, Artan Hoxha: Mesazh paralajmërues! Nëse donin ta eliminonin lënda plasëse do ishte poshtë sediljes

Artan Hoxha tregoi se nëse tritoli do ishte në kahun tjetër të makinës, pasojat do ishin më të rënda.

13 Prill 2023, 18:33 Nga A.B
VIDEO- Tritoli ndaj Ndrecës, Artan Hoxha: Mesazh paralajmërues!
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës është mesazh. Në një intervistë për 'Euronews Albania', Hoxha shtoi se e gjithë kjo është më shumë një paralajmërim sesa një tentativë për ta eliminuar fizikisht Ndrecën.

“Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij. Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij dhe tashmë nuk do flisnim si u organizua, do ishim marrë me një pasojë, jo të një qytetari po të një drejtuesi politik. Pasojat do ishin katastrof, të pallogaritshme. Kemi shpëtuar, kemi ardhur te pjesa tjetër. Dëmi është bërë tashmë.”-u shpreh Hoxha.

Ai vijoi më tej duke thënë se nëse tritoli do ishte në kahun tjetër të makinës, pasojat do ishin më të rënda.

'Është eksploziv, askush nuk ia di pasojat. Makina është e rëndë, godet pjesën e kofanos, hap airbag dhe nga krahu tjetër motori është një mburojë e fortë për të dëmtuar fizikisht drejtuesin. Nëse do ishte në kahun tjetër do kishte pasoja'

Ai përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën. Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona.

'Ky është kërcënim për familjen Ndreca dhe për Zef Hilën. Madje më problematik është Hila, ka pasur konflikte me persona. Nuk i ndodhi atij, por zotit Ndreca. Për mua kjo ngjarje ka qënë paralajmërim, nëse është inskenuar, përgjigjen do ta japë hetimi"

benard ndreca

Sondazh

Poll