Aktualitet

VENDIMI zyrtar- Dha dorëheqjen nga drejtimi i RTSH, Enkelejd Joti merr postin e rëndësishëm në qeveri

Vendimi është marrë ditën e sotme dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

13 Prill 2023, 19:24 Nga A.B
VENDIMI zyrtar- Dha dorëheqjen nga drejtimi i RTSH, Enkelejd Joti merr
Enkelejd Joti

TIRANË- Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur emërimi i Enkelejd Jotit në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Enkelejdi Joti emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Enkelejd Joti u emërua drejtori i ri i përgjithshëm i Radio Televizionit të Përgjithshëm Shqiptar më 15 nëntor të vitit 2021. Procesi u zhvillua me votim të fshehtë të 9 anëtarëve zqë gjodhën Jotin si drejtuesin e ri të institucionit. Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Më herët Joti ka qenë drejtor në QSUT. Gara në RTSH nisi pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që postin e drejtuesit e mban përkohësisht Martin Leka, i pavotuar nga Kuvendi./Dosja.al

enkelejd joti

Sondazh

Poll