Bota

'Rusia fshehu numrin e të vrarëve në luftë'/ ZBULIMET e reja nga dokumentet e Pentagonit: Deri në shkurt janë shënuar mbi 100 mijë viktima

Detajet vërtetojnë atë që tashmë dihej gjerësisht, se grupet ushtarake dhe të sigurisë ruse kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta në lidhje me trajtimin e luftës në Ukrainë dhe se Rusia ka shmangur publikimin e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.

13 Prill 2023, 18:34 Nga a.l
'Rusia fshehu numrin e të vrarëve në luftë'/
Foto ilustruese

UKRAINË- Dokumentet amerikane kanë zbuluar se Rusia nuk ka raportuar publikisht për shkallën e vdekjeve të saj në luftë. Detajet vërtetojnë atë që tashmë dihej gjerësisht, se grupet ushtarake dhe të sigurisë ruse kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta në lidhje me trajtimin e luftës në Ukrainë dhe se Rusia ka shmangur publikimin e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve, shkruan BBC.

Llogaritja e raportuar e FSB-së për gati 110,000 viktima deri në shkurt është ende shumë më e ulët se shifrat e kësaj jave në dokumentet amerikane të zbuluara më parë, të cilat vlerësonin humbjet ruse në mes 189,500 dhe 223,000 viktima, me 35,500-43,000 burra të vrarë në aksion. Shifra më e fundit zyrtare e Rusisë daton në shtator të vitit të kaluar, kur u konfirmuan vdekjet e 5,937 ushtarakëve. 

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll