Bota

'SHBA ka nxitur luftën në Ukrainë'/ Ministri i Jashtëm Bjellorus: Stop vrasjes së njerëzve! Jemi për paqe

Ministri më pas tha se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për luftën në Ukrainë.

13 Prill 2023, 18:15 Nga a.l
'SHBA ka nxitur luftën në Ukrainë'/ Ministri i
Sergei Aleinik

BJELLORUSI- Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Sergei Aleinik ka propozuar armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe nisjen e negociatave. 

Qëndrimi i Bjellorusisë ndaj Ukrainës është i qartë: është e nevojshme të ndalet vdekja e njerëzve, të shpallet menjëherë një armëpushim dhe të fillojnë negociatat, dhe sa më shpejt, aq më mirë”, citon postimi Ministri i Jashtëm i vendit Sergei Aleinik. 

Aleinik shton se Bjellorusia dhe Hungaria janë në anën e paqes dhe pretendon se Minsku do të vazhdojë të përpiqet të de-përshkallëzojë konfliktin. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Bjellorusia e ka vënë territorin e saj në dispozicion të forcave ruse për të nisur sulmet e vazhdueshme në qytetet ukrainase. Ministri më pas tha se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për luftën në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne i konsiderojmë komplekse arsyet e fillimit të konfliktit në Ukrainë, por jemi të bindur se ai u provokua dhe u nxit nga Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj”, tha zyrtari. 

Në shumë raste, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se negociatat me Moskën do të jenë të mundshme pasi trupat ruse të tërhiqen nga territori ukrainas. Uashingtoni vlerëson se diktatori rus Vladimir Putin nuk është i përgatitur të angazhohet në bisedime të konsiderueshme paqeje për momentin.

sergei aleinik

Sondazh

Poll