Politike

Herët që DSIK dështoi! MEPJ jo ministri, por "qendër rehabilitimi"

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, ndryshe DSIK, supozohet që të gërmonte thellë në jetën e personave që emërohet në MEPJ, por ka disa përjashtime dhe "sy" që janë mbyllur disa herë.

13 Prill 2023, 18:11 Nga k.m
Herët që DSIK dështoi! MEPJ jo ministri, por "qendër
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një institucionet më të rëndësishme në vend. Por gjatë kohëve të fundit duket se është kthyer në një "strehë" për të gjithë familjarët dhe vetë personat që kanë probleme me ligjin. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, ndryshe DSIK, supozohet që të gërmonte thellë në jetën e personave që emërohet në MEPJ, por ka disa përjashtime dhe "sy" që janë mbyllur disa herë. Dosja.al ka mbledhur disa raste të shkeljeve, për të cilat deri më tani asnjë nuk është mbajtur përgjegjës.

1. Amant Josifi

Amant Josifi është një nga emrat kryesorë që kërkohen nga autoritetet spanjolle për çështjen e mashtrimit përmes investimeve në kriptovalutë.Një konsorcium me gazetarë nga 23 vende, zbuloi në vitin 2020 se Amant Josifi, asokohe këshilltar i Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për NATO, ishte përfaqësues në Shqipëri i Milton Group. Milton Group akuzohej në Ukrainë për mashtrim me kriptovalutë. Ai u filmua në festat e kompanisë për fundvit ndërsa kur gazetarët e pyetën për lidhjen me mashtrimet, tha se nuk kishte përparësi biznesin por punën si Këshilltar. Josifi është përmendur edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e akuzon si bashkëpunëtorin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit. Aktualisht ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle, por sipas Berishës fshihet në Dubai.

2. Motra e Nuredin Dumanit

Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka rrëfyer dhjetëra krime në Prokurorinë e Posaçme, u kthye për pak kohë në epiqendrën e vorbullës së mediave. Kjo për shkak se ishte punësuar si specialiste e marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në fundjavë u publikua lajmi për të, të hënën, pas 48 orësh ajo dha dorëheqjen me pretendimin ndodhet në rrezik për jetën për shkak të publikimit të të dhënave të saj. Punësimi i saj nuk u sqarua kurrë nga MEPJ.

3. Juna Harka

Në shkurt 2023, Ministrja Olta Xhaçka e ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll. Parimisht nuk ka asnjë problem veç faktit se ajo është bashkëjetuesja e Ramazan Keskin është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. SPAK thotë se ndaj Keskin ka pasur në vitin 2020 një urdhër arresti europian me akuzën se është kreu i një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimi të parave. Aktiviteti shtrihej në Roterdam, Holandë e në Gjermani. Në njoftimin zyrtar SPAK përmendte edhe bashkëjetuesen e tij, por masat nuk ishin marrë./Dosja.al

ministria për europën dhe punët e jashtme amant josifi nuredin dumani juna harka

Sondazh

Poll