Politike

Pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore, OSBE: Presim që konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv

OSBE pret që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur

13 Prill 2023, 15:53 Nga A.B
Pak orë para çeljes së fushatës zgjedhore, OSBE: Presim
OSBE

TIRANË- Një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të 14 Majit, OSBE ka reaguar me një mesazh publik. Ata presin që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet të ODIHR-it.

Reagimi i plotë:

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!

osbe zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll