Politike

Asnjë nga demokratët që marrin mandatin i pranishëm në Kuvend, Bylykbashi: Nuk janë thirrur, po shkelet Kushtetuta

Asllan Dogjani, Lodovik Hasani dhe Qani Xhafa, të cilët zëvendësojnë deputetët demokrat, nuk ishin në sallë.

13 Prill 2023, 17:12 Nga A.B
Asnjë nga demokratët që marrin mandatin i pranishëm në
Shkëlqim Bullari

TIRANË- Deputeti Shkëlqim Bullari ishte i vetmi që u betua sot në Kuvend. Ai ka zëvendësuar Besnik Ajazin, i cili është kandidati i socialistëve në Bashkinë e Gramshit. Mirëpo, në sallë nuk kanë qenë deputetët e tjerë që do të marrin mandatin, si: Asllan Dogjani, Lodovik Hasani dhe Qani Xhafa, të cilët zëvendësojnë deputetët demokrat.

Për deputeti Oerd Bylykbashi, ato nuk janë njoftuar dhe kjo është në shkelje të Kushtetutës.

Duhet të ishin prezentë, deputetët nuk janë njoftuar për të qenë prezent, dhe kjo ndodh kur futet një procedurë e paparashikuar më parë. Nuk i keni njoftuar, procedura duhet të respektohet sepse është respektuar Kushtetuta”, tha Bylykbashi.

shkëlqim bullari seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll