Politike

"A keni punësuar Juna Harkën?"/ Si u injorua e drejta për informim nga MEPJ, kërkesa e Dosja.al shkoi me urgjencë... në "kosh"

Kërkesa e Dosja.al, duke se ka shkuar menjëherë në "kosh".

13 Prill 2023, 17:09 Nga k.m.
"A keni punësuar Juna Harkën?"/ Si u injorua e drejta
Foto ilustruese

TIRANË- Juna Harka është sekretare e Konsullatës Shqiptare në Stamboll. Postin, në karrierë si një "diplomate", ia ka firmosur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Deri më tani, në dukje nuk ka asnjë problem. Veçse bashkëjetuesi i shqiptares Harka është Ramazan Keskin. Një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë dhe pastrim parash ra në "grackën" e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Keskin, për SPAK është një kriminel, të cilit i është sekuestruar pasuria, por bashkëjetuesja e tij i ka shpëtuar çdo filtri të mundshëm për përzgjedhjene e zyrtarëve në detyrë.

Dosja.al u informua disa javë më parë lidhur me emërimin e Xhaçkës, e në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, e parashikuar në nenin 17 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dërgoi një email në adresën zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Por edhe pse kanë kaluar disa javë, ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën e bërë ndaj institucionit shqiptar. Shkelje, kjo e një të drejtë, pasi ligji e thotë qartë se çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Mirëpo kërkesa e Dosja.al, duke se ka shkuar menjëherë në "kosh".

Ndërkohë, Juna Harka vazhdonte e qetë detyrën e saj si sekretare e Dytë e Konsullatës Shqiptare në Stamboll. Sot, zëdhënësja e ish-kreyminstrit Sali Berisha, Floriana Garo në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka denoncuar ministren e jashtme, Olta Xhaçka për lidhje me krimin dhe ka nxjerrë edhe dokumentin e emërimit në detyrë të Harkës. Por edhe pse kanë kaluar disa orë nga denoncimi zyrtar i bërë nga mediat dhe nga PD, sërish MEPJ nuk e ka konsideruar të arsyeshme që të japë një shpjegim për emërimin e bërë.

juna harka

Sondazh

Poll