Politike

'S'ka më të mirë se Pjerin Ndreu'/ Rama: Berisha premton çudira që s’i bëri as kur nuk kishte damkën ‘Non Grata! Kundërshtarit i ka humbur pini

Rama tha se për aq kohë sa Berisha nuk bëri asgjë kur nuk e kishte “damkën Non Grata”, nuk mund të bëjë kurrsesi asgjë më shumë.

13 Prill 2023, 17:27 Nga A.B
'S'ka më të mirë se Pjerin Ndreu'/ Rama: Berisha
Edi Rama

LEZHË-Sot ishte radha e qytetit të Lezhës. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në qytet, aty ku bëri edhe prezantimin e kandidatit Pjerin Ndreu. Me superlativa, Rama foli për Ndreun, duke u thënë qytetarëve se nuk do gjejnë më të mirë se ai.

Më tej, kreu i Qeverisë u shpreh se kush ka sy dhe mendje, është i aftë që të shohë se çfarë dallimi ka bërë Ndreu mes Lezhës sot dhe asaj që ishte dje. Në lidhje me kundërshtarin e Pjerin Ndreut, Rama tha se atij i ka humb pin-i përderisa është bërë pjesë e dy hijeve.

"Jemi këtu sëbashku me ju të gjithë për të vijuar një pjesë të këtij rrugëtimi drejt 14 Majit. Sepse ne kemi vendosur që nje pjesë të fondeve të partisë për fushatën elektorale ta kthejmë në një donacion pemësh për të gjitha bashkitë duke shkurtuar një pjesë të shpenzimeve për skena e materiale propagandistike të cilat kushtojnë shumë, por nuk lënë asgjë pas për njerëzit apo qytetin, përveçse rrisin ndotjen vizuale, akustike. Ju keni parë që shpesh vihen postera në mure e pastaj bien si lëkurë të sëmura. Duke heq një pjesë nga këto ne i kemi kushtuar pjesën e parë të fushatës kryesisht mbjelljes së pemëve bashkë me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që sot vijmë në një bashki që pas 4 vitesh, me Pjerin Ndreun është krejt ndryshe. Nuk po them që çdo gjë këtu është krejt mirë sepse atëherë do flisnim për diçka magjike, por ka vetëm punë të palodhur për të mbushur një pafundësi gropash të trashëguara nga e shkuara dhe të ecim përpara. Kush ka mendje dhe sy e sheh dallimin e madh mes Lezhës dje dhe Lezhës sot”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se për aq kohë sa Berisha nuk bëri asgjë kur nuk e kishte “damkën Non Grata”, nuk mund të bëjë kurrsesi asgjë më shumë.

Do të ishte një fatkeqësi e madhe për qytetin që të kthehej përsëri mbrapa në duart e atyre që është shumë kuptimplotë e njëkohësisht shumë e hidhur që në 30 vjet nuk kanë arritur dot të krijojnë një shembull të vetëm të një bashkie apo komune që ka ec përpara. Nuk ekziston një, nuk ka. Ne mund të tregojmë plot fshatra që i kemi transformuar. Ne mund të tregojmë bashki pas bashkish, ku na është dhënë mundësia të bëjmë një ndryshim shumë të madh dhe e kemi bërë në një kohë shumë të shkurtër. Këto janë zgjedhje për qytetin, nuk janë për t’i parë politikisht gjërat.Pa llogaritur faktin që është e pakonceptueshme që me dorën e tyre njerëzit që mund të mos jenë dakord me ne, qeverinë tonë, mund të mos duan të na shohin me sy mua apo Ulsiun mund ta japin votën që bashkia të izolohet, siç është izoluar i pari i tyre që vjen vërdallë me një vulë dhe u premton shqiptarëve çudira, bashkë me atë tjetrin. Dy hije të së shkuarës, që janë një turp dhe duan të kapin një copë Shqipërie këtu e një atje për t’i treguar botës se sado na damkosni ju ne na duan këtu. Natyrisht këtë s’mund ta bëjnë në pjesën dërrmuese të bashkive, por janë disa bashki ku njerëzit duhet të ftillohen. I ka humb pini, nuk futet dot. E rëndësishme është që këto janë zgjedhje të qarta fare, me pin apo pa pin. Këtu është pyetja. Unë mendoj që Lezha nuk do e bëjë atë gabim se do jetë shumë gabim i madh sepse do i mbyllë vetes rrugën. Se janë si i mbyturi që do të të mbysë”, përfundoi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll