Politike

PARASHIKIMI- Artan Hoxha: Përplasja më e fortë në këto zgjedhje është në Vaun e Dejës (VIDEO)

Artan Hoxha deklaroi se opozita është rikthyer në betejë dhe do përpiqet të marrë të gjitha bashkitë që i ka pasur bastione të vetat.

13 Prill 2023, 18:02 Nga k.m
PARASHIKIMI- Artan Hoxha: Përplasja më e fortë në këto
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi ditën e sotme se përplasja më e fortë për zgjedhjet e 14 majit do të jetë në Vaun e Dejës. Në një intervistë për 'Euronews Albania', Hoxha tha se pas bojkotit të zgjedhjeve të shkuara vendore, opozita është rikthyer në betejë dhe do përpiqet të marrë të gjitha bashkitë që i ka pasur bastione të vetat.

Zona si Vau i Dejës, Kukësi, Dibra, Puka, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që t’i rimarrë. Pa rimarrë ato e ka të pamundur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme. Pse këtu? Nga sondazhet Shkodra është e vështirë për mazhorancën që ta marrë, Vau i Dejës ka qenë në administrim të mazhorancës, aty do ketë një betejë të fortë. Kandidati i mazhorancës ka njohje dhe mbështetje të madhe në zonë. Për mua aty do ketë përplasje më reale mes Zef Hilës që kërkon të rikthehet, edhe pse ka pasur konflikte me njerëz të tjerë”, tha Hoxha.

Gazetari u bën apel monitoruesve që ta ndjekin me kujdes zonën e Vaut të Dejës, pasi sipas tij ka një vlerë të madhe për kultivuesit e kanabisit.

"I bëj apel monitoruesëve të huaj që ta ndjekin atë zonë në vitin 2015. Vau i Dejës ka pasur vlerën më të shtrenjtë të shitjes së vogël. Një votë ka kushtuar 250 mijë lekë. Kultivohej dhe atë vit dhe kultivuesit e kanabisit ishin financuesit e kanabisit"

Po ashtu, ai bëri të ditur se një vit më parë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kishte porosi për Policinë, që të mos kishte kanabis në zonë dhe të mos tolerohej asnjë vepër penale.

"Sivjet e ka marrë vëmendjen fushata elektorale, lulëzon kanabisi. Gjëja nr.1 është mbarëvajtja e fushatës zgjedhore. Policia i shfrytëzon tek monitorimi i fushatës zgjedhore. Së dyti, kur ka vite zgjedhore, atje është edhe vëmendja e mediave. Forcat politike ulin denoncimin sepse e kanë parë atje ku denonconin nuk merrnin vota në ato zona. Vitin e kaluar, Gledis Nano ia kërkoi vartësve të tij që nuk dua kanabis këtë vit. Më mirë toleroni një vepër tjetër penale sesa kanabis. Vjet Shkodra ka qenë tmerr. Në prill e maj, iu vendos lëndë eksplozive. Pati atentate sepse kishin denoncuar ku ishte kultivuar kanabisi. Ne sot ndodhemi para këtij fenomeni. Shkodra vjet ka qenë vendi më problematik. Edhe këtë vit atje është gjetur sasia më e madhe. Malësinë e Madhe, Pukën e kontrollon PS, edhe Vaun e Dejës e ka PS. Duket se Shkodra është rrethuar. Shkodra është shumë e vështirë, por njësitë e tjera dhe sidomos Vau i Dejës do jetë i vështirë"

artan hoxha

Sondazh

Poll