Bota

Kievi thirrje NATO-s: Siguroni rajonin e Detit të Zi, integroni mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës

Deti i Zi dhe bregu i tij në Ukrainë kanë qenë pikë diskutimi për shkak të rëndësisë së këtyre zonave për luftën.

13 Prill 2023, 17:25 Nga A.B
Kievi thirrje NATO-s: Siguroni rajonin e Detit të Zi, integroni mbrojtjen
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje NATO-s që ta luajë një rol më të madh për sigurimin e rajonit të Detit të Zi dhe ta integrojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës me ato të anëtarëve të aleancës veri-atlantike. Deti i Zi dhe bregu i tij në Ukrainë kanë qenë pikë diskutimi për shkak të rëndësisë së këtyre zonave për luftën.

Deti i Zi është instrumental për ta bërë të gjithë Evropën paqësore dhe për ta orientuar drejt së ardhmes”, tha Kuleba, duke folur përmes video-lidhjes në një konferencë për sigurinë në Detin e Zi të mbajtur në Bukuresht.

“Mjerisht, ai është gjithashtu një vitrinë që tregon se sa shpejt gjërat mund të përkeqësohen nëse dikush i neglizhon kërcënimet. Është koha për ta shndërruar Detin e Zi në atë që është bërë tani Deti Baltik, një det i NATO-s”, shtoi ai.

Këto komente të Kulebas u hodhën poshtë në Moskë, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një konferencë se “Deti i Zi nuk mund të jetë kurrë një det i NATO-s”.

Ky është një det i përbashkët, duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie për të gjitha shtetet e tij bregdetare”, shtoi ai.

Si Moska, ashtu edhe Kievi mbështeten në Detin e Zi për tregti. Përmes tij, ata bëjnë furnizimin e tregjeve të drithërave si dy nga eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë. Një bllokadë ruse ndaj këtyre transporteve rrezikoi të shkaktonte një krizë globale ushqimore vitin e kaluar. Më vonë, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan një marrëveshje për të mbajtur portet të hapura, ndërsa aktualisht po punohen për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje./Dosja.al

dmytro kuleba

Sondazh

Poll