Aktualitet

Dhunuan dy persona në gjendje të dehur, arrestohen të rinjtë në Dimal

Mësohet se në pranga kanë rënë 29-vjeçari R.H si dhe 34-vjeçari A.H, pasi në gjendje të dehur kanë ushtruar dhunë ndaj dy personave të tjerë.   

13 Prill 2023, 12:17 Nga I.A
Dhunuan dy persona në gjendje të dehur, arrestohen të rinjtë
Policia

DIMAL- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme pasi të dehur kanë dhunuar dy të tjerë në Dimal. Mësohet se në pranga kanë rënë 29-vjeçari R.H si dhe 34-vjeçari A.H, pasi në gjendje të dehur kanë ushtruar dhunë ndaj dy personave të tjerë. Po ashtu janë proceduar penalisht dy persona në Fier për vjedhje dhe kanosje. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 29 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K. D., 27 vjeç, kanë dhunuar banesën e shtetasit A. M., 37 vjeç, si dhe e kanë goditur 37-vjeçarin, me grushte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -E. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin me një shumë parash në të, një shtetaseje; -A. O., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës dhe ka goditur me grushte, një shtetas. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e dimalit

Sondazh

Poll