Aktualitet

Dekriminalizimi/ Çela: Kemi në dispozicion burimet njerëzore, s'na përgjigjen shtetet e huaja

Ai shtoi ndër të tjera se vetëm dy janë vendet që u përgjigjen letërporosive të dërguara nga Shqipëria. Të tjerët, heshtin. 

13 Prill 2023, 11:24 Nga F.M
Dekriminalizimi/ Çela: Kemi në dispozicion burimet njerëzore,
Olsian Çela

TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela tha se janë duke punuar për dekriminalizimin por pengesë u bëhen vendet e huaja. Në raportimin që bëri në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Çela tha se kjo gjë u krijon vështirësi në përshpejtimin e procesit. Ai shtoi ndër të tjera se vetëm dy janë vendet që u përgjigjen letërporosive të dërguara nga Shqipëria. Të tjerët, heshtin. 

Pjesë nga fjala e Çelës: 

Kemi udhëzime të përgjithshme, asistimi i tyre në këtë proces  është i dmosdoshëm,. akti i tyre duhet vlerësuar nga Gjykata. Pyetja është me vend, e kam hasur shpesh. Unë e përmenda edhe në raport, kemi 8 prokurorë më pak. Pa diskutim kjo gjë krijon një vështirësi sidomos përsa u përket çështjeve në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, ajo që çfarë ne kemi bërë duke pasur në konsideratë dhe rëndësinë që ka procesi i dekriminalizimit, burimi që u kemi vënë në dispozicion janë të mjaftueshme, kanë dhe staf mbështetës. Dekriminaliizmi ka të bëjë me marrjen e përgjigjeve, me verifikimet jashtë vendit dhe jo ato brenda. Më vjen keq sepae ngrihet çështja vazhdimisht, pjesa më e madhe e vendeve nuk ekzekutojnë letër-porositë tona, nuk na përgjigjen, dhe kjo nqa krijon ngërç. Ky është thelbi i problemit që lidhet me dekriminalizimit. Burimet njerëzore ne ua kemi vënë në dispozicion.

olsian cela

Sondazh

Poll