Raportimi i Olsian Çelës: Tirana me fluksin më të madh të dosjeve, ka pasur dhe të mbartura nga viti 2021
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokuror...
ë gjithë bashkë, nëpërmjet një subjekti call center që ishte vendosur në lagjen "Sul Paprri", Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive.
ELBASAN- M. N., 26 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi administronte një call centër në Elbasan, përmes të cilit mashtronte dhjetëra qytetarë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se punonjësit e call centerit janë proceduar penalisht. Të gjithë bashkë, nëpërmjet një subjekti call center që ishte vendosur në lagjen "Sul Paprri", Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive.
Njoftimi i policisë Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar "Pending call", për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit nëpërmjet një subjekti call center. Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet pajisjeve kompjuterike, për të investuar në tregje fiktive, arrestohet në flagrancë administratori i një subjekti call center, si dhe procedohen penalisht 4 punonjës (operatorë) të këtij subjekti. Sekuestrohen kompjutera, USB dhe celularë që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që iu gjet njërit nga operatorët. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan dhe strukturat operacionale të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i hetimeve proaktive dymujore, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast mashtrimi nëpërmjet një subjekti call center, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Pending call".
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë shtetasi M. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 27 vjeç, I. K., 26 vjeç, E. B., 28 vjeç dhe N. S., 24 vjeç, të katërt banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5 shtetas, nëpërmjet një subjekti call center (me administrator shtetasin M. N. dhe operatorë 4 shtetasit e proceduar), në lagjen "Sul Paprri", Elbasan, mashtronin shtetas të huaj, në mënyrë që ata të investonin para në tregje fiktive. Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet shtetasit N. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokuror...
TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka bërë bilancin e punimeve të muajit Mars. Në një njoftim SPAK ka rendi...
Banoret TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë për pronat e tyre. Një ...
Sera me kanabis FIER- Shaban Refitaj, 46 vjeç, është vënë në pranga nga policia pasi i është gjetur një...
tensione te hipoteka TIRANË- Tensione ka pasur te Hipoteka, ku banorët e Bërxullës kanë tentuar që të futen brenda ...
Policia e Shkodrës SHKODËR- Agim Kasapi, banues në Shkodër është vënë në pranga pasi është kapur me ...
Muharrem Koni TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot protestë përballë zyrave të Hipotek&e...
Tensionet te protesta TIRANË- Protesta e banorëve në ambientet e Kadastrës është tensionuar, pasi nuk janë lejuar q...
Vendi i ngjarjes POGRADEC- Një bombol gazi ka shpëthyer mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se bombola ka shpë...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë intervist...