Aktualitet

Raportimi i Olsian Çelës: Tirana me fluksin më të madh të dosjeve, ka pasur dhe të mbartura nga viti 2021

Sipas kryeprokurorit, është vendosur mosfillimi për 12795 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 5,23% në krahasim me vitin 2021.

13 Prill 2023, 11:11 Nga F.M
Raportimi i Olsian Çelës: Tirana me fluksin më të madh
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ka bërë raportimin mbi situatën aktuale në lidhje me hetimin e çështjeve. Këshillin e Lartë të Prokurorisë e vuri theksin në situatën e vështirë që ndodhen prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vakancave në sistem. Çela tha se vitin e kaluar pati vakanca në sistem deri në 42% të prokurorëve për shkak të vettingut. Në fjalën e tij, Çela tha se në vitin 2022 ka pasur mjaft çështje, por Tirana ka qenë rrethi që ka pasur më shumë procedime Tirana, 8 mijë e 709. Gjithashtu, Çela tha se në total, janë mbartur 21865 procedime penale me rritje prej 20,19 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Sipas kryeprokurorit, është vendosur mosfillimi për 12795 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 5,23% në krahasim me vitin 2021.

Pjesë nga deklarata e Çelës:

Gjatë vitit 2022, në organin e prokurorisë janë trajtuar  61045[1] materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 0,11% në krahasim me vitin 2021. Janë ndjekur gjithsej 48250  procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,63 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat 25708  janë procedime penale të regjistruara, me një ulje  prej 9,32 % në krahasim me vitin 2021 dhe 677 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 27,52 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21865  procedime penale me rritje prej 20,19 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Është vendosur mosfillimi për  12795  referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 5,23% në krahasim me vitin 2021. Mesatarja e çështjeve të regjistruara gjatë vitit 2022 në raport me numrin faktik të prokurorëve në prokuroritë e rretheve gyqësore, në rang vendi rezulton të jetë 142 procedime penale për çdo prokuror, një nga treguesit që nevojitet të mbahet në konsideratë për shpërndarjen e balancuar e numrit të prokurorëve në rang vendi. Nga të dhënat rezulton se rreth kësaj mesatare afrohen prokuroritë në rrethet gjyqesore Vlorë, Lezhë, Fier, Pogradec e Shkodër, ku mesatarja e regjistrimeve të reja varion nga 124 në 161 procedime.  Ndërkohë, kanë një raport ndjeshëm të rritur prokuroritë në rrethet Kukës, Kavajë, Tiranë dhe Lushnje, ku shifrat variojnë nga 168-194, ndërsa rezultojnë me një mesatare të ulët rrethet Elbasan, Krujë, Mat, Sarandë dhe Pukë, ku mesatarja varion nga 111-59 procedime penale.

olsian cela

Sondazh

Poll