Aktualitet

Zhduket 13-vjeçari nga shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli, shpallet në kërkim 41-vjeçarja plasi plagosi mjeken

Po ashtu në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë për vjedhje dhe ndryshim mase sigurie. 

13 Prill 2023, 12:02 Nga I.A
Zhduket 13-vjeçari nga shtëpia e fëmijës Zyber
Zyber Hallulli

TIRANË- Një 13-vjeçar është larguar nga shtëpia e fëmijës 'Zyber Hallulli' në Tiranë. Denoncimin në polici e ka bërë punonjësi i këtij institucioni. Ndërkohë që një 41-vjeçare është shpallur në kërkim pasi ka kanosur një mjeke te te Spitali Psikiatrik Nr. 5. Po ashtu në pranga knaë rënë dhe dy persona të tjerë për vjedhje dhe ndryshim mase sigurie. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J.(L). R., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një garazh, në Rrugën e Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin L. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”.
-
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetases A. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te Spitali Psikiatrik Nr. 5, ka kanosur një mjeke dhe i ka thyer telefonin asaj. Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli", i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

zyber hallulli polica e tiranes

Sondazh

Poll