Aktualitet

Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 3 persona në Durrës

Mësohet se një 21-vjeçar është prangosur për vjedhje. ndërsa një tjetër për dhunë në familje.

13 Prill 2023, 12:12 Nga I.A
Vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 3 persona në Durrës
Policia

DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga në Durrës për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 21-vjeçar është prangosur për vjedhje. ndërsa një tjetër për dhunë në familje. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 42-vjeçar i shpallur në kërkim.  

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. Ll., 42 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Mosdhënia e mjeteve për jetesë". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 11 grila të dritareve, në banesën e shtetasit F. P. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. F., 71 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djemve të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll