Politike

Qeveria ndalon zhurmat në mjedis! Muzika bëhet me orar, Kumbaro: Në disa vende s'lejohet pas orës 12:00, policia do ju gjobisë

Sipas Kumbaros, klubet me muzikë të lartë do të lejohen vetëm jashtë zinave urbane. 

13 Prill 2023, 09:33 Nga F.M
Qeveria ndalon zhurmat në mjedis! Muzika bëhet me orar, Kumbaro:
Mirela Kumbaro

TIRANË- Qeveria nuk do të lejojë me muzikë të lartë në të gjitha zonat e vendit, bregdetare ose jo. Ministrja Mirela Kumbaro bëri me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar një amendament që cakton zonat kulejohet dhe jo muzika me volum të lartë. Ajo tha gjithashtu se kompetencat për zbatimin e këtij ligji do të kalojnë në duart e bashkisë. Ndërsa policia, do të merret me ndëshkimin e subjekteve, në momentin që ata nuk do ta zbatojnë ligjin. Sipas Kumbaros, klubet me muzikë të lartë do të lejohen vetëm jashtë zinave urbane. 

Pjesë nga fjala e Kumbaros: 

Miratuam amendimet për zhurmat në mjedis. Edhe një vit më parë, një nga gjërat që kishim më shumë problem ishte ndotja akustike për shkak të muzikës së lartë në lokale e restorante. I dhamë zgjidhje dhe bëmë amendimin në ligjin për zhurmat. Do e miratojmë në Kuvend, do të kemi fashë orare më të kufizuar dhe një pjesë të Policisë së Shtetit që do të kontrollojë ndotjen akustike dhe oraret. Me hyrje në fuqi të këtij ligji, bashkitë do të përcaktojnë hartën e zhurmave, që do të thotë, do të caktohen zonat që duhet të jenë të qeta dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete. Kjo i jep zgjidhje topit që hidhej sa tek mjedisi, sa tek policia e tek shëndetësia. Fashat orare do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës. Më pas, në përputhje me hartën, policia do të penalizojë subjektet që nuk respektojnë normat. Jemi munduar të respektojmë dhe hapësirat për jetën e natës. 

 

mirela kumbaro

Sondazh

Poll