Bota

VIDEO/ Momenti kur sulmohet gazetari Valon Syla, tre persona i futen në lokal dhe e rrahin

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë.

13 Prill 2023, 07:29 Nga F.M
VIDEO/ Momenti kur sulmohet gazetari Valon Syla, tre persona i futen në
Momenti kur sulmohet Valon Syla

KOSOVË- Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur shtë sulmuar gazetari Valon Syla. Videoja e publikuar nga Gazeta Ekspress tregon Sylën që ndodhet në një lokal. Pas tij futen tre persona dhe nisin ta sulmojnë atë. Më pas, ata largohen qetësisht që aty. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga spitali. Syla u sulmua dy netë më parë, pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Ai mori lëndime në kokë, për të cilat u trajtua në QKUK. 

Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se tre autorët janë vënë në pranga.

sulmohet valon syla rrahja e gazetarit valon syla valon syla

Sondazh

Poll