Bota

Dimitar Apasiev vjen në Tiranë, homazhe tek varri i Enver Hoxhës, SQARIMI: Jemi të majtë, vizita ishte ideologjike

Dimitar Apasiev mes tjerash tha se diktatori Enver Hoxha është shqiptari më i njohur dhe ka modernizuar Shqipërinë në kohën e tij, dhe për këtë, shton se meriton mirënjohje.

12 Prill 2023, 22:46 Nga k.m.
Dimitar Apasiev vjen në Tiranë, homazhe tek varri i Enver Hoxhës,
Dimitar Apasiev

TIRANË- Me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij, një delegacion zyrtar i partisë majtiste ekstreme në Maqedoninë e Veriut ‘Levica’ (E Majta) i kryesuar nga kryetari Dimitar Apasiev dhe anëtarët e kryesisë së partisë, Rexhep Ismail Haktan dhe Gorast Muratovski, kanë bërë homazhe pranë varrit të diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha. Pasi i kanë lënë një tufë me lule mbi varr, kanë pozuar pranë tij duke i ndarë fotot edhe në rrjetet sociale.

“I majtë, i përkushtuar dhe antirevizionist, Enver Hoxha është themeluesi i shtetit modern shqiptar dhe sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë u quajt Partia e Punës), e cila u themelua me mbështetjen e Jugosllavisë dhe sovjetikëve. Ky student francez u bë simboli i rezistencës antifashiste të fqinjëve tanë kundër pushtimit italian, duke vepruar si komisar politik i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Shqipërisë,”- thuhet në njoftimin e së Majtës.

Sot, kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev në intervistën për TV24 sqaroi vizitën te varri i Enver Hoxhës duke theksuar se qëllimi i partisë është tërheqja e shqiptarëve që kanë vetëm onfertë të djathtë. Duke sqaruar vizitën e tij, Apasiev mes tjerash tha se diktatori Enver Hoxha është shqiptari më i njohur dhe ka modernizuar Shqipërinë në kohën e tij, dhe për këtë, shton se meriton mirënjohje.

“Vizita ishte ideologjike. Të gjita partitë politike në Maqedoni, duke nisur nga BDI, shkojnë drejt të së djathtës, të gjithë u ofrojnë shqiptarëve politikë djathtiste. Ne shtrijmë dorën ndaj të rinjve shqiptarë që na mbështesin fshehurazi,”- u shpreh Apasiev.

Sipas tij, partitë politke etnike duhet të ndalohen ashtu siç janë ndaluar në disa vende evropiane.

dimitar apasiev

Sondazh

Poll