Bota

Plagosja e serbit në Zveçan/ Vuçiç nesër shkon në Rashkë, nënkryetari i Listës Serbe: Kurti po ua bën të pamundur jetën serbëve në Veri

Siç njofton Zyra për Bashkëpunim me Media e Vuçiç, në takim do të marrin pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe anëtarë të Qeverisë së Serbisë.

12 Prill 2023, 18:39 Nga a.l
Plagosja e serbit në Zveçan/ Vuçiç nesër shkon
Aleksandër Vuçiç, Petar Petkoviç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç meditën e së enjtes do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, në Qendrën e Kulturës Gradac në Rashkë. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00.  Siç njofton Zyra për Bashkëpunim me Media e Vuçiç, në takim do të marrin pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe anëtarë të Qeverisë së Serbisë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka thënë sot se përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të kenë takim me presidentin, kryeministrin dhe ministrat ku do të paraqesin edhe njëherë qëllimet e kryeministrit Kurti për t'ua bërë të pamundur jetën serbëve në Kosovë. 

“Edhe një herë do të paraqesim gjithçka që (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti po bën me qëllim që t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë dhe Metohi, duke filluar nga arrestimet dhe akuzat, e duke përfunduar me tentativën e vrasjes së (Milan Jovanoviqit afër Urës së Bistricës),” ka akuzuar Simiç në televizionin, Pink.

Qytetarët serbë nga veriu i Kosovës, më 12 prill, protestuan dhe kërkuan tërheqjen e njësive speciale të Kosovës nga ai rajon, pas plagosjes së bashkëqytetarit të tyre.  Protesta është mbajtur në Zveçan, në rrugën kryesore, e cila nga banorët lokalë njihet me emrin “te ura e Bistricës”, ku është vendosur një njësi speciale e Policisë së Kosovës dhe më 10 prill, aty ka ndodhur një incident, ku ka mbetur i plagosur Milan Jovanoviç.

Në protestë, serbët lokalë kanë iniciuar edhe një peticion për tërheqjen e forcave speciale të Kosovës. Policia e Kosovës, e cila fillimisht mohoi përfshirjen në incident, shkarkoi nga detyra katër policë që dyshohet se ishin të përfshirë në ngjarje. 

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar hetim urgjent të rastit, ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se hetimet e para kanë treguar se shoferi nuk është ndalur në sinjalin e policit, i cili më pas ka shtënë. Për këtë arsye, pas ndërhyrjes së Inspektoratit Policor dhe prokurorit, katër zyrtarë të policisë janë arrestuar, si dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll