Bota

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, Sveçla: Autorët janë identifikuar! Pritet arrestimi i tyre

Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla ka dënuar sulmin ndaj Sylës, ndërsa shton se autorët e kësaj ngjarjeje do të përballen shumë shpejtë me drejtësinë. 

12 Prill 2023, 18:30 Nga a.l

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, Sveçla: Autorët janë

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla ka dënuar sulmin ndaj Sylës, ndërsa shton se autorët e kësaj ngjarjeje do të përballen shumë shpejtë me drejtësinë. 

Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme”, ka shkruar Sveçla. 

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtime mjekësore. Syla sot ka deklaruar se ndodhet mirë me shëndet dhe ka marrë disa qeqje në kokë. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. 

sulmohet valon syla valon syla xhelal sveçla

Sondazh

Poll