Bota

Tronditëse në Ekuador/ Familjet i kërkonin, 3 vajzat gjenden të groposura pranë një lumi, DETAJET tronditëse: U ishte prerë fyti! Gojën e kishin të lidhur me fasho

Ato janë parë për herë të fundit më 4 prill, kur kanë shkuar në plazh.

12 Prill 2023, 18:05 Nga a.l
Tronditëse në Ekuador/ Familjet i kërkonin, 3 vajzat gjenden
Nayeli Tapia (22), Juliana Macias (21) dhe Denise Reyna (19)

EKUADOR- Vrasje makabër në Ekuador. Tre vajza të moshave 22-21-19 vjeç të identifikuara si Nayeli Tapia, Juliana Macias dhe Denise Reyna janë gjetur të vrara pranë lumit Esmeraldas jo shumë larg qytetit të Quininda në veripërndim të Ekuadorit. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, vajzat janë torturuar, u është prerë fyti dhe janë gjetur në një varr të improvizuar. Trupat u gjetën pasi peshkatarët lokalë vunë re qentë që rrinin në breg të lumit dhe nuhasin. Peshkatarët kanë njoftuar autoritetet lokale për gjithçka pasi kanë vënë re një erë shumë të pakëndshme.

Policia po heton rastin dhe familjet e vajzave kërkojnë që vdekja e Tapias, Macias dhe Reynës të mos ketë lidhje me trafikun e drogës.

"Ishin veshur për plazh, me rroba banje, rroba të lehta, pantallona të shkurtra", tha Diego Velastegui, një oficer i policisë së qytetit.

Vajzat vijnë nga qyteti i Santo Domingo de los Cachilas, i cili është rreth 80 kilometra nga vendi ku u gjetën. Ato janë parë për herë të fundit më 4 prill, kur kanë shkuar në plazh. Pasi nuk u kthyen në shtëpi dhe nuk iu përgjigjën telefonatave, familjet e tyre i raportuan të zhdukur. Familjet thonë se nuk i njohin personat që duhej të takonin në plazh, shkruajnë mediat e huaja.

Informacionet e para thonë se vajzat janë vrarë në fshatin Malimpiji, i cili ndodhet rreth 15 kilometra nga Kuininde. Policia dyshohet se ka lokalizuar makinën me të cilën janë transportuar vajzat në vendin ku janë vrarë. Përveç kësaj, policia ka gjetur një celular pranë trupit të vajzës dhe shpreson se do t'i ndihmojë në zbardhjen e rastit. 

Macias dikur këndonte dhe mediat ekuadoriane thonë se ajo është parë për herë të fundit duke kënduar në nëj restorant.  Najeli u rrit në qytetin e Santo Domingo de los Cachilas, por jetonte në Kuito, kryeqyteti i Ekuadorit. Aty ka punuar si modele. Reyna studioi inxhinieri bujqësore në Universitetin Teknik Shtetëror të Quevedo, Ekuador. 

vrasje ne ekuador nayeli tapia juliana macias denise reyna

Sondazh

Poll