Politike

Fushata e PS/ Si shndërrohen në vendime tekat e Edi Ramës

Në fund, Rama i trajton me shumë xhentilesë dhe thjesht u thotë: Ikni punoni, shkoni punoni, shkoni.

12 Prill 2023, 17:59 Nga k.m.
Fushata e PS/ Si shndërrohen në vendime tekat e Edi Ramës
Edi Rama

TIRANË- "Ta hangsha zemrën, vetëm përpara! Ja re le le le le,"-ky është "himni" zyrtar i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kënga, kuptimplotë dhe me një tekst rrëqethës, u zgjodh nga një juri e kualifikuar e përbërë vetëm nga kryeministrit Edi Rama. Dikush, ia dërgoi me telefon audion e këngës, e me tre sekonda të dëgjuar, Rama kap telefonin dhe kërkon dikë.

"Alo, hajde çik hajde,"-kaq thotë Rama dhe në derën e zyrës së tij mblidhen 7 punonjës të Kryeministrisë. Të gjithë mblidhen para derës së shefit dhe kërcejnë nën ritmin e këngës së fushatës. Film i denjë për një çmim "Oscars" vitin tjetër. Rama thërret një punonjës, pa i thënë se përse e do, tek dera i shfaqen 7, me buzëqeshje në fytyrë dhe pa asnjë pyetje se çfarë po dëgjonin.

Në fund, Rama i trajton me shumë xhentilesë dhe thjesht u thotë: Ikni punoni, shkoni punoni, shkoni.

Ikën të gjithë, me "ja re le le le le, ja re le le le le" në mendje. Ndërsa kryeministri e bëri filmin e tij me metrazh të shkurtër, me një kamera që gjithmonë, krejt rastësisht i ndodhet në zyrë dhe e filmon. Përveç televisionit dhe podcast-it, të mendojë njëherë edhe industrinë e filmit s'do ishte keq. Ndoshta në jetën e tij të katërt, se tek e treta do bëhet rrobaqepës.

Nejse, urojmë që të mos bëhen edhe ligjet kështu...

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll