Politike

Një tjetër që "ikën" nga Alibeaj! Zgjedhjet vendore të 14 majit, tërhiqet nga gara Mark Ruçi: Kam arsye personale

Në letrën e tij, ai bën me dije se tërheqja është për shkak të shkaqe personale. 

12 Prill 2023, 16:22 Nga k.m.
Një tjetër që "ikën" nga Alibeaj! Zgjedhjet
Mark Ruçi

TIRANË- Kur edhe 2 ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, "rrjedhja" e të përzgjedhurve të Enkelejd Alibeajt ende vazhdon. Mark Ruçi është tërhequr nga garimi për postin e kryetarit të Bashkisë Mirditë, duke dorëzuar edhe shkresën me firmën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shtuar edhe një emër në listën e gjatë të të larguarve të Alibeajt. Në letrën e tij, ai bën me dije se tërheqja është për shkak të shkaqe personale. 

"Duke qenë kandidat për kryetar bashkie në Mirditë, i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsyet personale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem nga gara e zgjedhjeve të 14 majit 2023,"-shkruan Ruçi në letrën e tij.

Një tjetër që "ikën" nga Alibeaj! Zgjedhjet

Ndërkohë që ka shtuar se gjatë gjithë fushatës do të mbështesë kandidatin tjetër Albert Melyshi, i cili do të garojë me silgën e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë". Ruçi ishte një nga 16 kandidatët që kjo forcë politike mundi të nxirrte për zgjedhjet e 14 majit, por që tashmë kanëmbetur vetëm 15.

Emrat e PD së Alibeajt për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan - Florian Qamo
6. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz - Bilbil Bajraktari
8. Dibër - Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Vau i Dejës- Klomentina Drini
12. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
13. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
14-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
15-Bashkia Finiq- Leonidh Papa

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1. Lezhë - Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë - Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)
7. Mirditë-Mark Ruçi (i tërhequr)

Tërheqjet nisën që me publikimin e listave të plota që u drëguan në KQZ nga grupimi i Alibeajt. Nisi me Sabah Shetën e Krujës dhe më pas vazhdoi në Lezhë, Korçë, Kurbin, Librazhd, etj. Por deri më tani, edhe pse kandidatët vazhdojnë dhe i firojnë, Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me fenomenin, por vazhdon me takimet lokale, pasi gjithashtu nuk ka caktuar asnjë datë për nisjen zyrtare të fushatës së tij. 

mark ruci zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll