Politike

Takimi me Escobar, Alibeaj: Folëm për problematikat e zgjedhjeve dhe përgatitjet e PD për fushatën

Alibeaj thotë se gjatë bisedës janë diskutuar tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit të PD dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

12 Prill 2023, 15:56 Nga A.B
Takimi me Escobar, Alibeaj: Folëm për problematikat e zgjedhjeve dhe
Escobar, Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Alibeaj thotë se gjatë bisedës janë diskutuar tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit të Partisë Demokratike dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.

REAGIMI:

Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek pregatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

enkelejd alibeaj escobar ne tirane

Sondazh

Poll