Art&Argëtim

Rihanna tregon sesi i kaloi Pashkët e para djali 10-muajsh (FOTO)

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky nuk e kanë zbuluar ende emrin e djalit të tyre.

12 Prill 2023, 16:57 Nga A.B
Rihanna tregon sesi i kaloi Pashkët e para djali 10-muajsh (FOTO)
Rihanna

SHBA- Rihanna i dhuroi miliona ndjekësve të saj fotot e djalit të saj i cili festoi Pashkët e tij të parë fundjavën e kaluar. Në foto, djali dhjetë muajsh kishte veshur veshë lepurushi dhe ushqehej me ëmbëlsira. Këngëtarja ka kapur në foto djalin e saj të vogël duke mbledhur vezë të Pashkëve në një shesh lojërash të mbushur me lepurushë të vërtetë.

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky nuk e kanë zbuluar ende emrin e djalit të tyre.

Shikoni fotot e postuara nga Rihanna: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Në muajin shkurt, këngëtarja e njohur tregoi gjatë emisionit “Super Bowl Halftime Show” se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Rihanna dhe A$AP Rocky filluan të takoheshin në nëntor 2020 pas 10 vitesh lidhje.

Reperi kishte folur për romancën e tyre teksa fliste për GQ në maj të vitit 2021, ku e quajti Rihannën "perfekte" për të.

Më vonë u konfirmua se Rihanna ishte shtatzënë. Duke folur për rolin e babait ai tha: “Unë gjithmonë do t'u kujtoj fëmijëve të mi që të mos e humbasin kurrë imagjinatën e tyre, edhe si të rritur, sido që të jetë. Shpresoj të rris fëmijët me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë. Dhe nuk po përpiqem të portretizoj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm."

rihanna

Sondazh

Poll