Sport

Sylvinho feston ditëlindjen në Tiranë, ja sa vjeç mbush sot!

Trajnerin Sylvinho në këtë ditë të veçantë e ka uruar edhe institucioni i futbollit shqiptarë sëbashku me presidentin Armand Duka.

12 Prill 2023, 15:34 Nga DOSJA

Sylvinho feston ditëlindjen në Tiranë, ja sa vjeç mbush

TIRANE - Sylvio Mendes Campos Júnior festoon për here të pare ditëlindjen e tij në Tiranë nën statusin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Ai u prezantua në fillim të këtij viti në këtë post dhe deri më tani ka zhvilluar një ndeshje zyrtare atë e Poloninë të cilën e humbi, ndeshje hapëse ajo e fushatës së eliminatoreve të kampionatit europian.

Ai lindi më 12 prill të vitit 1974 në Sao Paolo të Brazilit dhe pas një karriere të madhe si futbollist në shumë klube të rëndësishme europiane, por edhe një karrierë relativisht të mirë si zv.trajner i Brazilit apo i Lyon-it, as ai vetë nuk do ta kishte menduar që këtë 49-vjetor do ta festonte në Tiranë nën këtë status.

Sylvinho feston ditëlindjen në Tiranë, ja sa vjeç mbush

Trajnerin Sylvinho në këtë ditë të veçantë e ka uruar edhe institucioni i futbollit shqiptar, së bashku me presidentin Armand Duka.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll