Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli, si ra në prangat e policisë: Dua punonjëse seksi, kam kokainë për to

Agalliu u gjet në një shtëpi në Mansfield, duke u kujdesur për 174 bimë kanabis, të cilat pas daljes në treg kapnin vlerën e 146 mijë paundëve.

12 Prill 2023, 11:24 Nga I.A

EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli, si ra në prangat

ANGLI- Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap në shtëpi bari. Nottinghampost shkruan se në pranga ka rënë Oetjon Agalliu, i cili kishte shkuar në Angli disa vite më parë më kamion. 

Agalliu u gjet në një shtëpi në Mansfield, duke u kujdesur për 174 bimë kanabis, të cilat pas daljes në treg kapnin vlerën e 146 mijë paundëve. Agalliu në pranga ra, pas përgjimeve të disa telefonatave, ku në këto ishte i gatshëm që të paguante 24 mijë paund, për të rregulluar letrat e azilit për një shqiptar tjetër. 

EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli, si ra në prangat
Oetjon Agalliu

Në një tjetër telefonatë ai kërkonte dhe një punonjëse seksi në shtëpinë e tij, të cilën ishte i gatshëm që ta paguante por edhe t'i ofronte kokainë si shpërblim. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 35-vjeçari shqiptar ka deklaruar se ka mbërritur në Britani me shpresën për të gjetur punë, por më vonë iu ofrua mundësi për të punuar në “shtëpinë e barit”.

oetjon agalliu

Sondazh

Poll