Aktualitet

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë në bregdet, GJKKO nis gjykimin për Fran Frrokajn dhe 10 zyrtarë të tjerë

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

12 Prill 2023, 09:57 Nga F.M
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë në bregdet, GJKKO nis gjykimin
Fran Frrokaj

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 10 zyrtarë të tjerë kanë kaluar për gjykim lidhur me dosjen për tjetërsimin e pronave. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar të ndjekë procesim me gjykim të shgkurtuar për Frrokajn dhe zyrtarët e tjerë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, janë dënuar me nga tre vite burg, ndërsa gjykata shpalli fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Prokuroria dërgoi në gjykatë rreth 20 të pandehur, mes tyre edhe xhaxhain e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjon Ndoka, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në Kune dhe Malin e Reçit në Lezhë.

Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Hetimet nisën në vitin 2019 dhe dolën në përfundimin se zyrtarët kishin përfituar prona me vlerë 13 milionë euro. Pronat janë vënë nën sekuestro.

fran frrokaj

Sondazh

Poll