Aktualitet

Shtyhet seanca për rusin e akuzuar për spiunazh, avokati kërkon lirimin: Kanë kaluar afatet e paraburgimit

Seanca e radhës pritet të mbahet më 14 prill, në orën 13:00.

12 Prill 2023, 10:45 Nga F.M
Shtyhet seanca për rusin e akuzuar për spiunazh, avokati kërkon
Mikhail Zorin

ELBASAN- Është shtyrë sërish shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për rusin e arrestuar pas sulmit në uzinën e Gramshit, Mikhail Zorin i cili akuzohet për spiunazh. Shkak është bërë fakti që prokurori i çështjes kërkoi kohё pёr t’u njohur me aktet e dosjes.

Zorin kërkon ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se i kanë kaluar afatet e paraburgimit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 14 prill, në orën 13:00. Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Ata tentuan që të futen në ambientet e brendshme të uzinës, por u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u bënë shenjë që të ndalojnë. Gjatë ndalimit të tyre mbetën të plagosur dy ushtarët shqiptarë.

Gjatë procesit të hetimeve, Rusia lëshoi një fletëarresti për rusen, por Svetlana Timofeeva kërkoi nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës, me pretendimin se atje i rrezikohetj jeta. 

mikhail zorin

Sondazh

Poll