Aktualitet

(FOTOT) "Vdisni me atë mllef tuajin", arrestohet i riu me urdhër të SPAK, thirrjet terroriste në Facebook: Kemi ushtarë që s'flenë

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se hetimet janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit. 

12 Prill 2023, 09:48 Nga F.M
(FOTOT) "Vdisni me atë mllef tuajin", arrestohet i riu me
Gentian Çollaku

TIRANË- Një person i identifikuar si Gentian Çollaku është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi akuzohet se ka bërë thirrje për kryerjen e veprave terrosite. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se hetimet janë kryer nga oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit. 

Ndërsa, gazetari Elton Qyno ka publikuar në OraNeWs foton e Çollakut dhe postimet që i riu bënte në Facebook. "Vdisni me atë mllef tuajin", "Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se kemi ushtarë të cilët nuk flenë", shkruhet në dy prej postimeve të të arrestuarit. 

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  në kuadër të procedimit penal nr.196/2021, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, i është është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ’’arrest në burg’’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim G. Ç.. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’.

gentian collaku

Sondazh

Poll