Aktualitet

"Do të djeg bashkë me fëmijët”/ 38 vjeçari shqiptar i vuri flakën pallatit, dënohet me burg në Greqi

Sipas dëshmisë së 29-vjeçares kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera. Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai vazhdon të shkaktojë frikë për jetën e saj dhe të dy fëmijëve.

12 Prill 2023, 09:23 Nga f.i
"Do të djeg bashkë me fëmijët”/ 38 vjeçari
Pamje nga hyrja e djegur e pallatit

GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite e gjysmë burg pasi kërcënoi se do të digjte ish- bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij. Mediat vendase raportojnë se 38-vjeçari i dënuar më parë për dhunë në familje i vuri flakën hyrjes së pallatit, duke frikësuar edhe banorët e tjerë.

Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hyrjen kryesore të pallatit, është ngjitur, mnë katin e katërt dhe i kërcënoi se do t’i vriste. 38-vjeçari nuk u ndal me kaq, por kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t'i hapte derën për të hyrë në banesë, pasi kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve, i vuri flakën hyrjes së pallatit. 

Sipas dëshmisë së 29-vjeçares kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera. Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai vazhdon të shkaktojë frikë për jetën e saj dhe të dy fëmijëve.

Nga ana tjetër 38-vjeçari i ka mohuar akuzat për të cilat ankohet 29-vjeçari, duke thënë se janë gënjeshtra dhe se ai kurrë nuk ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe fëmijët dhe se nuk ka ushtruar dhunë mbi ta.

denohet shqiptari ne angli

Sondazh

Poll