Aktualitet

Një ditë pas atentatit ndaj Ndrecës, deputetët e Komisionit të Sigurisë nisen drejt Vaut të Dejës (EMRAT)

Mësohet se deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Isuf Çelaj dhe Flamur Noka do të zhvillojnë takim me Ndrecën, i cili shpëtoi pa u plagosur nga shpërthimi i eksplozivit që iu vendos në makinë. 

12 Prill 2023, 10:57 Nga F.M
Një ditë pas atentatit ndaj Ndrecës, deputetët e Komisionit
Benard Ndreca

VAU I DEJËS- Deputetët e Komisionit të Sigurisë janë nisur drejt Vaut të Dejës, një ditë pas atentatit ndaj kreut të Partisë Demokratike të kësaj zone, Benard Ndreca. Mësohet se deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Isuf Çelaj dhe Flamur Noka do të zhvillojnë takim me Ndrecën, i cili shpëtoi pa u plagosur nga shpërthimi i eksplozivit që iu vendos në makinë. 

Sot është bërë me dije se sasia e tritolit që ishte vendosur në mjetin e Ndrecës ishte 50 gramë. Policia ka shoqëruar gjashtë persona në polici, ndërkohë që nuk ka ende një emër që fshihet pas sulmit. 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e një dite më parë. Ndreca nuk u plagos pasi eksplozivi kishte rënë në tokë para të shpërthente. Në të kundërt, pasojat mbi kreun e PD-së do të kishin qenë mjaft të rënda. Kjo ngjarje solli reagime të mëdha nga ana e poolitikës. Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë fajësuar qeverinë për këtë sulm dhe e kanë konsideruar politik, duke qenë se ndodhi prag zgjedhjeve lokale. Maxhoranca, përmes ministres Elisa Spiroapli ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka kërkuar që ngjarja të zbardhet.  

benard ndreca

Sondazh

Poll