Sport

Kujdes nga Napoli! Cardinale po vjen: Milani me të në San Siro, gjithmonë fiton…

Numri një i klubit kuqezi do të jetë në Meazza për ndeshjen çerekfinale të Champions League: tre të mëparshme dhe po aq suksese prestigjioze.

11 Prill 2023, 10:53 Nga DOSJA
Kujdes nga Napoli! Cardinale po vjen: Milani me të në San Siro,

ITALI - Gerry Cardinale mbërrin dhe është një lajm i mire për kuqezinjtë, jo vetëm sepse pronarët janë më afër skuadrës në një moment delikat, por kjo ardhje njëherësh lidhet edhe me një episod supersticioz. Numri një i Milanit deri tani ka qenë shans në  San Siro: 3-2 ndaj Interit në derbi, 2-0 ndaj Juves, 1-0 ndaj Tottenhamit. Tre gara të mëdha dhe tri fitore të mëdha, tani është radha e Napolit…

Cardinale, shkruan La Gazzetta, duhet të mbërrijë në Milano mes nesër dhe mëngjesit të së mërkurës. Agjendë e pasur, si gjithmonë, sepse lëvizjet e tij kushtëzohen gjithmonë nga takime të rëndësishme. Pra, stadiumi në mbrëmje, sigurisht, por edhe samitet tashmë të zakonshme me dretjuesit e klubit. 

Për momentin nuk ka asnjë lajm të madh. ‘La Maura’ mbetet projekti i preferuar, por edhe ndoshta më i ndërlikuari mes procedurave burokratike që duken gjithmonë të pafundme dhe kundërshtimit të një pjese të madhe të bashkisë së qytetit dhe të gjithë banorëve të zonës. Për këtë arsye, Cardinale lë të hapur çdo mundësi tjetër, nga San Donato në Sesto San Giovanni, me këtë të fundit të lidhur me koston e tokës, të cilën Milani, duke premtuar të ardhura të mëdha, insiston të mos dëshirojë ta paguajë.

Në frontin e fushës, megjithatë, gjithçka mbetet e lidhur me nevojën për të marrë pjesë në Champions League të ardhshëm dhe për të vazhduar sa më shumë në atë aktual. Ndeshja kundër Napolit sigurisht që është qendrore dhe tashmë ndeshja në Meazza mund ta drejtojë pjesërisht kualifikimin në gjysmëfinale. Shifrat e ngushta tregojnë dy gjëra: që bilanci, nga viti 2020, ka qenë në barazi të përsosur (tre fitore dhe një barazim) dhe se skuadra nuk ka fituar në shtëpi që nga janari 2019 (Milano-Napoli 2-0 në Kupa e Italisë). 

Megjithatë, fusha tregoi diçka ndryshe. Ndeshja e fundit në Maradona, ndonëse e luajtur dobët nga Napoli, tregoi një hendek të qartë midis skuadrave dhe nënvizoi edhe një herë vështirësinë që ‘Azzurrët’ hasin shpesh kundër kuqezinjve. Është çështje ritmi dhe loje ose, si në rastin e fundit, vështirësia për të kapur lojtarët mes rreshtave dhe për të mbajtur prapaLeaon. Pavarësisht dy humbjeve të fundit në shtëpi, si të thuash, Pioli është gjithmonë shumë i mirë ndaj Napolit dhe ka arritur që deri tani të gjejë zgjidhje të shkëlqyera.

E sigurt është se çereku i Champions League përfaqëson dhe do të përfaqësojë një ndeshje më vete dhe se Spalletti me siguri do të ketë marrë indikacione të rëndësishme pikërisht nga disfata nga Maradona një javë më parë. Kësaj i duhet shtuar një detaj tjetër: të luash mbi dy ndeshje është shumë ndryshe nga të luajturit një ndeshje. Gjithsesi, pritet një e mërkurë shumë e nxehtë. Do të jetë një lojë shahu dhe çdo lëvizje mund të jetë vendimtare. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll