Sport

Paturpësia dhe shovinizmi serb nuk ka kufi! FSS ankohet në UEFA, duke shpifur për futbollin dhe Federatën e Kosovës...

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) i është drejtuar sot Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) lidhur me situatën e re dhe ndalimin nga autoritetet në Prishtinë për të organizuar gara në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

11 Prill 2023, 07:40 Nga DOSJA

Paturpësia dhe shovinizmi serb nuk ka kufi! FSS ankohet në UEFA, duke

SERBI - Federata e Futbollit të Serbisë i është drejtuar UEFA-s me një letër të shënuar “URGJENT”. Ajo i është drejtuar presidentit Aleksendar Čeferin dhe sekretarit të përgjithshëm Teodoro Teodoridis dhe është nënshkruar nga presidenti Dragan Džajić dhe sekretari i përgjithshëm Jovan Šurbatovic.

“ I nderuar zoti Čeferin, ju informojmë me shqetësim të madh se institucionet e përkohshme në Prishtinë kanë ushtruar presion të paligjshëm dhe çnjerëzor ndaj klubeve të futbollit me seli në krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë, anëtarët e të cilëve (futbollistë dhe drejtues) janë të nacionalitetit serb. "Prishtina frikëson futbollistët dhe sportistët e kombësisë serbe, duke i ndaluar të stërviten në stadiumet e tyre dhe të organizojnë gara të karakterit lokal ," thuhet në letër.

Këto kërcënime janë të një natyre të tillë, që e drejta e njeriut për të punuar, si dhe e drejta për të praktikuar futbollin dhe liria për t'u bashkuar me klubet sportive, janë në rrezik për futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve të futbollit, shtoi FSS.

Paturpësia dhe shovinizmi serb nuk ka kufi! FSS ankohet në UEFA, duke

“Anëtarët e klubeve të futbollit nga Kosova dhe Metohia kërcënohen me arrestim dhe dënim me burg, nëse vazhdojnë me procesin e stërvitjes dhe garimit në garat e futbollit në ligën vendore. Praktika të tilla janë në kundërshtim me Kartën Evropiane të Sportit të Këshillit të Evropës, dhe përfaqësojnë shkelje e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ne kërkojmë që ju, me autoritetin tuaj dhe autoritetin e funksionit që kryeni, të ndërmerrni veprime për të ndaluar praktikën e përshkruar. Kërkojmë ndihmën tuaj, si ne duam të shmangim përshkallëzimin e problemit dhe përshkallëzimin e dhunës së mundshme që mund të provokohet dhe shkaktohet nga lëvizjet ilegale të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”., theksojnë nga FSS.

Federata e Futbollit të Serbisë po ndjek vazhdimisht zhvillimin e ngjarjeve dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë bashkatdhetarëve të saj në Kosovë dhe Metohi. Ne nuk do të heqim dorë nga avokimi dhe aplikimi i të gjitha mjeteve ligjore, që mundemi për të mbrojtur të drejtën e futbollistëve të nacionalitetit serb për stërvitni dhe luani futboll në komunitetin lokal”, përfundon letra e Federatës Serbe të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll