Sport

Ish-drejtuesi Jean Todt: “Verstappen është një luftëtar, si Schumacher te Ferrari”...

Ferrari ka fituar vetëm një titull (Kimi Raikkonen në 2008) që kur Schumacher u tërhoq nga Formula 1.

11 Prill 2023, 07:24 Nga DOSJA
Ish-drejtuesi Jean Todt: “Verstappen është një

ITALI - Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe ish-drejtuesi i Ferrarit, Jean Todt, është shprehur se piloti i Red Bull në kampionatin e Formula 1, Max Verstappen, i kujton atij legjendarin gjerman Michael Schumacher, raporton Corriere della Sera.

Verstappen fitoi titujt e F1 në 2021 dhe 2022, ndërsa Schumacher është shtatë here kampion bote. "Max është i shpejtë dhe bën pak gabime. Ai është një luftëtar si Michael Schumacher. Por në një nivel njerëzor, unë e njoh atë shumë pak, për të thënë diçka më shumë,"- tha Todd.

Schumacher fitoi pesë tituj F1, ndërsa Jean Todt ishte në krye të Ferrarit. "Gjatë konkurrimit, Michael mund të ishte dukur pak mendjemadh dhe i neveritshëm, por ky ishte një qëndrim që i shërbeu për të fshehur ndrojtjen e tij. Ai ishte i përulur, gjithnjë e vinte në dyshim veten. Ai kurrë nuk e akuzoi ekipin, edhe kur frenat tona dështuan në një garë,"- shtoi Todd.

Ferrari ka fituar vetëm një titull (Kimi Raikkonen në 2008) që kur Schumacher u tërhoq nga Formula 1. "Unë nuk jam duke bërë krahasime, por Max dhe Michael kanë diçka të përbashkët, ata e drejtojnë ekipin më të mirë dhe kjo ndihmon,"- përfundoi Tod.

Schumacher po rikuperohet në shtëpinë e tij familjare në Zvicër nga një dëmtim i rëndë që pësoi gjatë skijimit në dhjetor 2013 në Francë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll