Sport

Barcelona një hap larg humbjes së një prej lojtarëve më të mirë të këtij sezoni. Çfarë po ndodh me francezin Dembele?

Barcelona mund të detyrohet të shesë yllin Ousmane Dembele gjatë verës, pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

11 Prill 2023, 07:13 Nga DOSJA
Barcelona një hap larg humbjes së një prej lojtarëve më

SPANJE - Francezi Ousmane Dembele po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Camp Nou dhe negociatat me Barcelonën për të zgjatur marrëveshjen e tij kanë ngecur. Klubi katalanas nuk mund të përballojë rritjen e pagave të futbollistëve për shkak të deficitit financiar prej më shumë se 200 milionë eurosh.

Sipas medias spanjole Sport, klubi ‘blaugrana’ e ka lajmëruar francezit se nuk janë në gjendje të pranojnë një rritje rroge, të kërkuar nga Dembele për të vazhduar në Camp Nou.

Për momentin, bisedimet mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të Dembeles kanë ngecur mbi pretendimet financiare të sulmuesit francez. Katalanasit nuk do të jenë në gjendje të rrisin asnjë pagë nga skuadra e Xavi Hernandez për shkak të ‘Fair Play’ financiar të La Liga-s.

Për të respektuar kufizimet e FFP-së, Barcelona do të detyrohet të shkurtojë shpenzimet nga ekipi i saj i parë me pothuajse 200 milionë euro, që më shumë se e mundshme do të thotë se më shumë lojtarë nga skuadra aktuale do të shiten.

Ousmane Dembele ka sinjalizuar se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, por përfaqësuesit e tij duan që klubi t'i ofrojë atij një kontratë të përmirësuar, pasi ylli francez luajti një rol të madh në suksesin e brendshëm të katalanasve në sezonin 2022/23 në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll