Sport

Trajneri i Bayern, Tuchel: "Një dhuratë për mua të jem në çerekfinale, jemi gati për një ndeshje të nivelit të lartë kundër Cityt"...

Thomas Tuchel rikthehet në nivelin më të lartë të futbollit, në pankinën e Bayernit kundër Manchester Cityt dhe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për takimin e parë në Etihad.

11 Prill 2023, 07:09 Nga DOSJA
Trajneri i Bayern, Tuchel: "Një dhuratë për mua të jem

ANGLI - Pas 2 fitoreve në Bundesligë (me Dortmundin dhe Freiburgun) dhe eliminimin në Kupën e Gjermanisë (nga Freiburg në çerekfinale), Thomas Tuchel tashmë është gati të marrë pagëzimin e zjarrit në Europë me Bayernin, që numëron mbrapsht për ndeshjen e parë në “8” të Champions League me Manchester Cityn, sonte në orën 21:00.

‘Qytetarët’ pa dyshim nuk do të kenë kujtime të mira për Tuchelin, pasi ai fitoi Champions League kundër tyre në vitin 2021 si trajner i Chelseas. Gjithsesi, trajneri gjerman e deklaroi veten të gatshëm dhe të etur për t'u përballur me Guardiolën të martën mbrëma.

“Është e qartë se çfarë presim nga City. Ata kanë qenë në krye për gjashtë apo shtatë vjet, ata kanë luajtur futboll shumë sulmues në një nivel të lartë.

Jemi të përgatitur për një ndeshje të nivelit shumë të lartë, ndoshta niveli më i lartë që mund të ofrojë futbolli europian për momentin.

Sigurisht që jam i motivuar dhe në kërkim të fitores, është një dhuratë e madhe të jem në çerekfinale, e vlerësoj shumë dhe dua të bëj më të mirën, nuk kam nevojë për motivim tjetër.

Apoteozë për Guardiolën dhe Haaland nga Tuchel

“Ne e kemi analizuar Cityn në javët e fundit dhe mendojmë se e dimë se çfarë na pret, do të shikojmë që të mos i lejojmë të imponohen”, tha ish-trajneri i Dortmundit, Parisit dhe Chelseas, përpara se të shtojë:

“Guardiola i jep një stil të caktuar skuadrave të tij, ajo që bën është unike dhe ne do të përpiqemi të gjejmë forca për të marrë një rezultat të mirë.

Në sulm nuk është gabim të vendosësh Gnabry në një rol "fals nënte", duke qenë se Myller luan më mirë rreth një sulmuesi, ndërsa Mane mund të luajë në krahë me shpejtësi.

Haaland ka shifra mbresëlënëse dhe është i uritur për gola, për ta ndalur do të duhet bashkëpunimi i disa lojtarëve, do të duhet ta ndalojmë duke luajtur si ekip. Jam i lumtur që Cancelo po luan për ne, e di cilësinë e tij.

Ai mund të luajë një rol të rëndësishëm, edhe në një ndeshje si ajo kundër Cityt të martën në mbrëmje. Shpresoj që ai të mos jetë tepër i motivuar në mënyrë që të mos krijojë stres shtesë për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll