Politike

Kandidat për Bashkinë Durrës, Cara: Hapi im i parë do jetë rehabilitimi i kanaleve kulluese

Ai u shpreh se do ofrojë mbështetje të plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese. 

10 Prill 2023, 17:45 Nga A.B
Kandidat për Bashkinë Durrës, Cara: Hapi im i parë do
Igli Cara

DURRËS- Kandidati për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara u premton qytetarëve se hapi i parë që do bëjë nëse vjen në krye të bashkisë, do jetë rehabilitimi i kanaleve kulluese.

Ai u shpreh se do ofrojë mbështetje të plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese. 

POSTIMI:

Kanalet kulluese, që nuk funksionojnë, i bashkohen një zinxhiri problematikash, me të cilat përballen banorët e Katundit të Ri dhe që ndër vite nuk kanë gjetur zgjidhje. Pa rrugë, pa kanalizime dhe të braktisur nga Bashkia e Durrësit, megjithëse janë taksapagues të rregullt. Në njësitë administrative të Durrësit duhen investime serioze për t'i dhënë fund gjendjes kritike për familjet, që jetojnë e punojnë në këto zona.

Mbështetje e plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese. Ky do të jetë hapi i parë, për të nxitur prodhimin e produkteve bujqësore bio, që do të konkurojnë në tregjet vendore e rajonale. Bashkë për të ardhmen!

igli cara

Sondazh

Poll