Politike

Nesër Escobar vjen në Shqipëri, ikën një ditë para nisjes së fushatës. Priten takime me Ramën dhe Begajn, të mërkurën takon opozitën, përjashton Berishën

Mësohet se fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, por nuk dihet nëse më pas do të ketë takim me opozitës dhe më cilën nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

10 Prill 2023, 17:41 Nga k.m.
Nesër Escobar vjen në Shqipëri, ikën një ditë para
Gabriel Escobar

TIRANË- Nesër në Shqipëri do të vijë i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga data 11 deri më 13 prill, fiks një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Escobar do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në vend.

Mësohet se fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, ndërsa të mërkurën do të ketë takim me opozitës. Deri më tani të gjithë zyrtarët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri janë takuar me Enkelejd Alibeaj dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por tashmë, shefja e misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri, Audrey Glover vendosi 'pikën e kthesës'. Ajo deklaroi se do të takohej edhe me Sali Berishën, që prej më shumë se një viti është shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Megjithatë, Escobar  të mërkurën pritet të takojë Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin në selinë e re të Partisë Demokratike, po ashtu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të fundit në orën 11:30. Nga takimet e Escobar, edhe pse shkaku i vizitës nuk dihet, pritet që të jepen mesazhe për zgjedhjet lokale, fushata për të cilat nis më 14 prill deri ditën e zgjedhjeve, më 14 maj.

gabriel escobar escobar ne tirane

Sondazh

Poll